Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ramabaja fajëson KFOR-in italian dhe hungarez: E lanë Radoiçiqin të ikën nga Banjska

 
   

Analisti Sadri Ramabaja deklaroi në Pressing  se Milan Radojiçiq u la të ikte nga KFOR-i italian e hungarez, pas sulmit në Banjskë.

“Jam i bindun se ti e di kush e ka organizu ikjen e tij, segmente të KFOR-it sipas gjitha gjasave, segmente të KFOR-it italian dhe hungarez”,  i tha Ramabaja analistit Mirena.

“Komanda qendrore sigurisht jo, por segmente të KFOR-it”, tha ai.

“Nuk është e nevojshme me orinetu shigjetën mes nesh kur e dim qartë që loja ka qenë që ta bëjnë akt të kryer pushtimin e veriut të pushtimit të Kosovës dhe pikërisht ato segmente pozicionohen ngjashëm siç është historia e Qipros”, tha ai.