Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ramabaja nxjerr informatat: Ja sa për qind të votave do t’i merrte LVV nëse zgjedhjet do të mbaheshin në fillim të vitit

 
   

Analisti Sadri Ramabaja tha se po të mbaheshin zgjedhjet parlamentare në fillim të vitit 2024, Lëvizja Vetëvendosje do t’i merrte 64%.

Ai tha këtë pëqindje, duke iu referuar “Ambasadës Amerikane”, teksa u shpreh se sipas asaj matje AAK ka dalë më mirë sesa që është pritur.

 

“Informata që kam unë janë se po të mbaheshin zgjedhjet në fillim të vitit 2024 Vetëvendosja do të shkonte te 64% sipas Ambasadës Amerikane.

Ndërkaq për herë të parë rezultati i PDK-së bie në njëshifëror 9%, çuditërisht rezultatet e AAK-së sipas asaj matje kanë qenë shumë më të mira sesa janë pritur dikun mbi 8%, ndërkaq LDK mbi 11%”, tha Ramabaja në Pressing.