Drejtori i Agjencisë Qendrore të Intelegjencës Amerikane (CIA), William Burns ka vizituar dje Prishtinën.
Burns fillimisht u ndal në selinë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, aty nuk dihet me kë u takua dhe çfarë u bisedua.
Pastaj, ai ka vazhduar në Presidencë ku ishte takuar me presidente Vjosa Osmani, por ende nuk dihen se cilat ishin temat e diskutimit, pasi nuk ka asnjë informacion zyrtar për vizitën e Burnsit.
Ndërsa, analisti politik Sadri Ramabaja thotë se “kur dështon diplomacia, radha i vjen shefave të inteligjencës.
Ramabaja përmes një statusi në Facebook ka shkruar “ Kur dështon diplomacia, radha ju vjen shefave të Inteligjencies; gjeneralët janë instanca e tretë për veprim”.
Burns “turin ballkanik” e nisi me një vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë. Burns arriti në kryeqytetin e Sarajevës më 20 gusht, ku u takua me kolegë nga komuniteti i inteligjencës, anëtarë të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme.