Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ramabaja thotë se Brukseli “i futi veshët n’lesh”: A duhet ta kuptojmë si prelud të konfliktit?

 
   

Analisti Sadri Ramabaja e ka publikuar një shkrim në të cilin merret me adresimin e fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

“Vuçiqi provokon sërish: Brukseli fut veshët n’lesh!” – është epigrafi i këtij shkrimi.

Ai ka analizuar fjalinë e mëposhtme të presidentit serb:

“Në periudhën pasuese do të jemi të detyruar të marrim vendime të ndryshme mbi furnizimin alternativ me para të popullit tonë në KM.”

Kjo me metoda alternative ka shqetësuar Ramabajën.

“”Furnizimi alternativ” a d.t.th se do të vazhdohet tutje t’ju dërgohen “pagat” e “pensinet” serbëve me thasë dhe dhiareve të Albanikut?” – ka thënë z. Ramabaja.

Ai ka kritikuar ashpër BE-në që nuk ka reaguar pas një deklarate të tillë.

Ramabaja e ka bërë edhe pyetjen vijuese:

“Nëse Vuçiqi tolerohet të veproj në këtë mënyrë, a duhet ta kuptojmë këtë si prelud të konfliktit?”

Postimi i plotë:

Vuçiqi provokon sërish: Brukseli fut veshët n’lesh!

Në komunikimin e rregullt me popullin, dje presidenti serb deklaroi taksativisht:

‘Në periudhën pasuese do të jemi të detyruar të marrim vendime të ndryshme mbi furnizimin alternativ me para të popullit tonë në KM.’

Logjika na thotë se fill pas kësaj deklarate ose sot do të duhej të kishim reagimin e zëdhënësit të Borrelit, Peter Stano, pse jo edhe të ambasadorëve që Quintit në Beograd e Prishtinë.

Heshtje dje dhe sot!

“Furnizimi alternativ” a d.t.th se do të vazhdohet tutje t’ju dërgohen “pagat” e “pensinet” serbëve me thasë dhe dhiareve të Albanikut?

Nëse Vuçiqi tolerohet të veproj në këtë mënyrë, a duhet ta kuptojmë këtë si prelud të konfliktit?

Sidoqoftë, ishte ndoshta hera e parë që presidenti serb e pranoi publikisht se Rusia mund ta shfrytëzojë Kosovën si kartë bixhozi në tavolinën e dialogut me Perednimin, duke e shfryëtzuar në dobi të interesave të saj në hapësirën e “Novaja Rasija-s” së tij.

Duket se Vuçiqi e ka tashmë të qartë se “Novaja Rasija” si një objektiv strategjik për Rusinë për të kontrolluar territorie të caktuara në Ukrainë për të ndikuar në politikën dhe gjeopolitikën e rajonit, do t’i shërbejë atij edhe për të forcuar pozicionin e Rusisë në Ballkan dhe Evropën Lindore.

Kambanat e luftës bien gjithmonë vetëm për ata që kanë vesh!