Sot, kryeministri Albin Kurti ka takuar ambasadorët e shteteve të Quint-it.
Ata kanë diskutuar për hapjen e urës së Ibrit, në Mitrovicë.
“Në kuadër të informimit dhe koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, temë trajtimi në këtë takim ishte gjithashtu rëndësia e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura, në mënyrë që të mundësohet liria e plotë e lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Pas kësaj ka reaguar Burim Ramadani, i cili ka thënë se për hapjen e urës duhet koordimin me NATO-n dhe me KFOR-in.
Postimi në Facebook:
Ditëve të fundit duket se prezenca e KFOR-it mbi Urë është rritur!
Çfarë sinjali është ky?
Për hapjen e Urës së Ibrit, duhet më shumë punë me NATO-n dhe më pak fjalë në media!
Hapja e Urës bëhet bashkë me NATO-n dhe KFOR-in. Kështu, qarkullimi i automjeteve mbi Urë do të nënkuptonte largimin e trupave të KFOR-it që janë prezentë mbi Urë!