Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka thënë në “Pressing” të T7, të hënën se Irani ka projekt për zhdukjen e Izraelit.
Ai ka komentuar sulmin e Iranit mbi Izraelin më 13 prill.
Ndër tjerash ka thënë se ky është një moment i rrezikshëm për paqen botërore.
“Irani është një prej pak shteteve edhe në atë pjesë të botës, që ka projekt për zhdukjen e Izraelit. Këtë duhet ta themi tepër qartë”.
“Irani ka pasur vazhdimësi projekt për zhduken e Izraelit, jo vetëm mosnjohje. Pra dallimi nga vendet arabe islame është politik, qëllimi politik i Iranit është zhdukja e Izraelit. Normalisht në këto rrethana kjo duket një budallaki e llojit të vet”, ka thënë Ramadani.