Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ramadani: Nga e premtja vërehet një mungesë e përhapjes publike së urrejtjes dhe manifestimit të arrogancës nga pushteti

 
   

Ish-inspketori i Agjencisë për Inteligjencës, Burim Ramadani përmes një reagimi në Facebook ka shkruar se pushteti është duke bërë një pauze, siç ka thënë ai “pauza e urrejtjes dhe arrogancës nga pushteti”.

Ramadani ka theksuar se kjo po vërehet nga dita e premte.

“Nga e premtja vërehet një mungesë e përhapjes publike së urrejtjes dhe manifestimit të arrogancës nga pushteti. Mbetet të shihet nëse kjo është vetëm një pauzë momentale apo kanë ‘mësuar’ çka nuk guxojnë të bëjnë më! Gjuha helmuese e eksponentëve të pushtetit ndaj faktorit ndërkombëtar, SHBA-ve, NATO-s, KFOR-it, BE-së, opozitës, shoqërisë civile, mediave, bizneseve, sindikatave etj., ka dëmtuar seriozisht shëndetin e shtetit tonë”, shkroi ai.

Tutje, ai ka pohuar se “Dëmi u bë”.

“Serumi i të premtes e ndaloi momentalisht gjuhën helmuese, por rikuperimi merr kohë. Pyetja themelore që mbetet: A dinë këta të propagandojnë pa përhapje të urrejtjes dhe manifestim të arrogancës apo thjesht janë çarmatosur?”.