
Publicisti dhe veprimtari shqiptar në SHBA Ramazan Bekteshi, njoftoi se sot është pritur nga Presidentja e Republikës së Kosovës “Vjosa Osmani”.
Bekteshi nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar gjatë takimit, presidentja e informoi pa përtesë për të gjitha sfidat që ballafaqohet Kosova kohët e fundit dhe përpjekjet për të dal nga kjo situatë.
Ai tha se, presidentja Osmani po bën përpjekje për t’i çuar edhe më lartë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të, që janë edhe një shpresë dhe një garanci për shtetin tonë të ri e demokratik që kërcënohet vazhdimisht nga bandat në veri, të dirigjuara nga dirigjuara .
Postimi i plotë:
Në pritje te Presidentja e Republikës së Kosovës
Sot pata një takim të përzemërt miqësor njëorësh me presidenten Vjosa Osmani- Sadriu, i shoqëruar nga Rexhep Gjergji, këshilltar i lartë i ministres për punë të jashtme, Donika Gërvalla.
Presidentja na informoi pa përtesë për të gjitha sfidat që ballafaqohet Kosova kohët e fundit dhe përpjekjet për të dal nga kjo situatë.
Ajo me vizionin e saj largpamës për shtetin tonë, me guximin dhe vendosmërinë e saj, po bënë përpjekje për t’i çuar edhe më lartë marrëdhëniet tona me SHBA-të, që janë edhe një shpresë dhe një garanci për shtetin tonë të ri e demokratik që kërcënohet vazhdimisht nga bandat në veri, të dirigjuara nga Vuçiqi. Për situatën e krijuar në veri, ajo tha se do të angazhohet që ta zgjidh me mirëkuptim dhe në bashkëpunim me aleatët, posaçërisht me SHBA-të.
Presidentja jonë, me paraqitjet e saja ndërkombëtare e ka rrit dukshëm prestigjin e Kosovës në botë, ashtu si në kohën e Rugovës, derisa intervistat e dhëna për mediat më prestigjiozë kanë lënë mbresa të shkëlqyeshme në opinionin ndërkombëtar.
Thank you, Madam President!