I ftuar në emisionin “Frontal” në T7, ish kryeministri i vendit, tani deputet Ramush Haradinaj, është pyetur për disa figura të rëndësishme politike në vend.
Për presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ai tha se është nën hijen e Kurtit dhe e pafuqishme në vendim-marrje, teksa për zv/kryeministrin Besnik Bislimi tha se është “njeri i Serbisë”. Gjithashtu, Haradinaj tregoi një tjetër version të largimit të Armend Mehajt nga ministria e Mbrojtjes, pasi tha se “ka komunikim me të”.
Ramush Haradinaj nuk mendon se Armend Mehaj është larguar për arsye familjare nga ministria, por ai thotë se ish-ministri u largua për shkak të konceptit të VV-së kundër aleatëve dhe për këtë “nuk është pajtu me Albin Kurtin”.
“Nuk kam vlerësim të keq për të, ky nuk është pajtu me Albinin. Me këto koncepte kundër aleatëve tonë dhe u nda prej VV-së me i thanë atij që nuk të përcjelli mbrapa në largimin nga Amerika. Aleatët e nderuan se e bëri veprimin e drejtë në atë rast”, tha Haradinaj për Mehajn.