Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Raportet kurrë më të dobëta s’kanë qenë” – Grenell i reagon sërish Kurtit

“Kurrë më mirë s’i kemi pasë raportet me SHBA”, tha Kurti gjatë ditës së djeshme, por me këtë deklaratë të tij s’po pajtohet kurrsesi emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell.

Ai sërish i ka reaguar kryeministrit Kurti.

Grenell, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës nuk kanë qenë kurrë më të dobëta.

Grenell e ka cilësuar “iluziore” idenë se raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë janë të mira,

“Iluziore. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada Amerikane, Anthony Blinken etj.”, ka shkruar Grenell në “X”.