Autoritetet ukrainase po pretendojnë se Rusisë ia kanë likuiduar 540 ushtarë në 24 orët e fundit, prej 222.000 gjithsej qëkur ka nisur lufta, thuhet në raportin ushtarak, të publikuar të mërkurën.
Sipas Ukrainës, Rusisë i janë shkatërruar 9 tanke, nga 4006 gjithsej, e 21 automjete ushtarake të blinduar.
Njoftimi i publikuar në Twitter bën të ditur se janë shkatërruar gjithsej 375 sisteme kundërajrore, e 1214 raketa lundrimi.
Ukraina tha se shkatërrime ka edhe në artilerinë UAV, në anijet luftarake dhe në sistemet e tjera të luftës.
Aktualisht kundërofensiva e nisur javë më parë po vazhdon, me sulme të shtuara kundër caqeve okupuese ruse.