Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Raportohet se Afrim Bunjaku u vra nga një armë e ndaluar ndërkombëtarisht

 
   

Shkeljeve të dokumentuara të Serbisë më 24 shtator në Banjskë, iu shtua edhe një.

Ministria kosovare e Punëve të Jashtme në një raport preliminar për rastin e agresionit, ka theksuar se rreshteri Afrim Bunjaku u vra nga arma e ndaluar ndërkombëtarisht.

Sipas MPJD-së ai mori plagë të shkaktuara nga një minë me telekomandë që u aktivizua nga distanca dhe e cila është e ndaluar sipas Konventës së Otavës nga 1997.

Nga ushtarakët këto lloj minash njihen si anti-humane, por terroristët thonë se nuk zgjedhin mjete. Për këtë autoritetet kosovare po kritikohen se nuk po ngrisin zërin ndërkombëtarisht për 24 shtatorin.

Këso mina, sipas ekspertëve Serbia përdori edhe në luftën e fundit  në Kosovë më 1999.