
Një qytetar serb, ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti përmes rrjetit social në Instagram.
Sipas mediave vendore qytetari serb me inicialet M.R., është nga Komuna e Zveçanit dhe i njëjti është arrestuar sot pasdite nga Krimet e Renda të Policisë së Kosovës.
I arrestuari, dyshohet se ka shpërndarë foto kërcënuese në rrjete sociale.
Redaksia ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, për të kuptuar më shumë rreth rastit, si dhe në kabinetin e Qeverisë së Kosovës.