Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka komentuar audio-incizimin midis Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavko Simiqit të Listës Serbe.
Rashiq thotë se deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, do të mund ta ketë bërë incizimin e publikuar në media mes tij dhe shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila.
Por që Rashiq tha se kjo bisedë tashmë e publikuar nuk e ka befasuar atë pasi sipas tij, në politikë duhet të ketë komunikim politik.
“Simiqi ka qenë aty me qëllim, duke po supozoj që ai ka pasur një rol, një detyrë për të bërë një incizim, kështu bile po më duket kisha thënë, sepse kjo shihet që është dikund në zyre dhe ju mundeni sa i përket fuqisë së zërit ta vlerësoni kush është më afër, kush më larg mikrofonit. Kështu dhe fatkeqësisht nuk është diçka që më befason si koncept, sepse dihet që në politike ka metoda të ndryshme por disa janë morale, disa sikurse kam pritë prej tyre nuk janë normale dhe çfarëdo lloj komunikimi që bëhet në aspektin e tillë, është për mua keqpërdorim kështu të një besimi politik”, tha ai në Teve1.
Më tutje ai përmendi edhe raste ku në të kaluarën sipas tij, ish-kryeministri Ramush Haradinaj e kishte quajtur Radoiçiqin si mik të shtëpisë.
“Në përgjithësi ai person ka ardhë si imponim i dikujt tjetër dhe atë person e kemi trashëguar të gjithë ne, duke ju përfshirë edhe ju sepse imponimi ka ndodhë prej jashtë dhe kjo ka ndodhë duke nisur prej vitit 2013. Dhe që të sqarohemi edhe njëherë në 2013 me nënshkrimin e parë të marrëveshjes së Brukselit këtë lirinë e shprehjes ose “veprimit politik”, i cili në këtë rast inkorporon në politik kriminel ka qenë i inkorporuar së bashku me këtë marrëveshjen, e pastaj ai rrjeti prej 2013-tës, është fuqizuar dhe në fund të 2022-ës, është diqka që është trashëguar e cila me çdo dyshim po iu tregon edhe këtë incizim nëse kam dëgjuar që po përmendet figura e Radoiçiqit si negociator. Dhe po ua rikujtoj se para Mimozes ose me thënë shumë më herët Mimozes prej vitit 2017, 2018, 2019 e ka lloj lloj të ndryshëm të përfaqësimit të lartë që unë do ti citoj tash, psh ish-kryeministri ka thënë bukfalisht ka qenë mysafir në televizionin në Çagllavicë është “Slobodno Srbski”, i cili ka thënë që Radoiqiqin e ka mik të shtëpisë, kryeministri zoti Haradinaj, dhe kjo është një info e vjetër. Prandaj jo vetëm ajo që ai është i vetmi që ka pasë guxim të tregoj një gjë të tillë por ju e dini që në forma të ndryshme dhe duke nisur nga zotëri Thaçi deri te tjerët, kanë deklaruar se kanë një bashkëpunim dhe kjo ka qenë jo vetëm në formën verbale por në formën politike”, shtoi ai.
Gjatë ditës së djeshme është publikuar një audio-incizim ndërmjet shefes së grupit parlamentarë të VV-së, Mimoza Kusari dhe Slavko Simiq.
Mimoza Kusari – Lila, e ka pohuar se është zëri i saj në audio-incizimet e siguruara nga gazeta Nacionale.
Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin, njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.