“Në Serbi nuk shkoj sepse nuk do t’iau mundësoja një kënaqsi të tillë atyre”, kështu është shprehur Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sipas të cilit një veprim i tillë mund ti kushtoj me arrestim.
Ai thotë se shkuarja e tij në Serbi do të thotë shkelje e Kushtetutë së Serbisë.
Ai gjithashtu ka deklaruar se edhe djali i tij po përballet me padrejtësitë e shtetit serbë, pasi sipas Rashiq, kjo po ndodhë me të vetmën aryse, pasi që ai është djali i tij.
“Shumica e bashkëpuntorëve të mi, çdo herë që shkojnë janë mbajtur nga 4 orë në kufij. Edhe djali im poashtu i cili nuk ka lidhje me politikë, i cili është vetëm 21 vjeçar ndalohet në kufij vetëm pse është djali im, ka thënë ministri Rashiq.
Rashiq ka përmendur edhe rastin e këshilltarës së tij, Rada Trajkoviç e cila gjatë vitit të kaluar, u ndalua për orë të tëra nga autoritetet serbe.
Nenad Rashiq ka thënë se Trajakoviç ka qenë në Serbi në një vizitë me ftesën e ambasadës amerikane.
“Ajo është mbajtur 22 orë. Ka pasur mungesa të insulinës. Rada me të vërtet ka qenë në rrezik për jetë”, ka deklaruar Rashiq.