Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, preferon që zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit të bëhët përmes dorëheqjes së kryetarëve dhe jo përmes perticionit.
“Mënyra më e mira është që kryetarët të dorëhiqen, si të dorëhiqen? Me një bisedë të cilën unë jam i sigurtë s eedhe ata e shohin se nodshta nuk është e logjikshme që me një përqindje të vogël të votave kur e keni një përqindje të banorëve një strukturë etnike e cila është ndryshe përveç asaj që e përfaqëson dhe normale unë jam i sigurt që ata do ta kuptojnë. Nëse ebëjnë ata nje dorëhejqe në këtë formë shumë me efiçiente do të kishim qenë ne si Qebveri dhe në fund të fundit edhe ata si qytetarë, sepse e kemi një iniciativë që mund t’i organizojmë zgjedhjet shpejt sepse kemi një pluralizëm“, tha ai.
Sipas tij, organizimi i zgjedhjeve përmes peticionit i jep fuqi Listës Serbe që të vendos se si do të jetë epilogu i këtij procesi.
“Në këtë rast ajo për mu është Lista Antiserbe, ajo nuk do të bëjë asgjë e cila shkon në favor të serbëve por do të veprojë për gjithçka që shkon në favor të regjimit në Beograd, unë e kam mandatin e vetëm të mbrojë interesat e serbëve lokal, jo interesat e një partie radikale e cila rasisht për momentin e ka pushtetin në Beograd.“, tha ai