Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rasim Selmanaj zyrtarizon kandidaturën për deputet nga radhët e AAK-së

 
   

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka konfirmuar kandidaturën e parë për deputet të Kuvendit nga radhët e Aleancës. 

Haradinaj ka bërë të ditur se ish-deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj do të jetë kandidat për deputet.

“Sot Rasimi betohet para atyre që kaluan dekada nëpër kazamatet serbe por edhe para brezit të ri të familjes Selmanaj se do të angazhohet fuqishëm për zgjedhjet nacionale me kandidaturën e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë: 

Shqiptarët në ish-Jugosllavi trajtoheshin si popull dytësor. Shumë familje shqiptare u ngritën kundër Jugosllavisë së atëhershme për ndarje nga ajo e për bashkim me Shqipërinë. Ndër ato familje që bënë shumë për çështjen kombëtare ishte edhe familja patriotike e atdhetare Selmanaj, pra të gjithë nga kjo familje duke kundërshtuar shtypjen e shqiptarëve u përballën me përndjekjet gjyqësore e politike të asaj kohe si separatista që po e luftojnë Jugosllavinë.

Rasim Selmanaj si njëri nga të shumtët e kësaj familjeje e kishte të njëjtin fat. Sot Rasimi betohet para atyre që kaluan dekada nëpër kazamatet serbe por edhe para brezit të ri të familjes Selmanaj se do të angazhohet fuqishëm për zgjedhjet nacionale me kandidaturën e tij për deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës.

Rasimi ishte gjithmonë i radhëve të para dhe i misioneve tona të rëndësishme. Angazhimi i tij për zgjedhjet e ardhshme na gëzon dhe do të jetë shtytje e madhe në misionin tonë për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar.