Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rast i rëndë për familjen e ish rreshterit në Gjakovë: Ky është i riu që vdiq tragjikisht

 
   

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot gjatë ditës në qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se një person ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Media mëson se bëhet fjalë për djalin e ish-rreshterit të Policisë në Gjakovë, Qerim Ramës – i cili është pensionuar në janar.

Media mëson se djali i tij është Kushtrim Rama i cili pas plagëve të marra nga arma e zjarrit ka vdekur në QKUK.

Kujtojmë se ish rreshteri e mbante armën zyrtare pasi që nga viti i kaluar ka hyrë në fuqi një rregullore që edhe pas pensionimit, zyrtarët policor kanë të drejtë mbajtjen e armës zyrtare.