Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rasti “Brezovica”, Gjykata cakton masën e sigurisë ndaj shtatë të dyshuarve

 
   

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së sigurisë ndaj avokatit Besnik Berisha dhe gjashtë të pandehurve tjerë.

Gjykata njofton se masa e sigurisë është caktuar ndaj, N.Xh., i dyshuar për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 paragrafi 1; pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“B.B., i dyshuar për shkak të veprave penale ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1; dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 paragrafi 1; pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I.S., i dyshuar për shkak të veprës penale pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, vijon njoftimi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj, të premten, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj avokatit Besnik Berisha dhe gjashtë të pandehurve tjerë: Nexhat Xhafa, Ismet Salihu, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refki Cakolli dhe Adonis Salihu.

Ata dyshohen për “ushtrim ndikimi”, “pengim i procedurës penale” dhe “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.