Avokati, Tomë Gashi ka bërë të ditur se sot në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet seanca vlerësuese për masën e paraburgimit në rastin Brezovica.
Gashi përmes një statusi në Facebook ka uruar që Gjykata të ndërprejë sipas tij masën e tejzgjatur të paraburgimit ashtu siç e ka konsideruar edhe Kushtetuesja.
Postimi i plotë:
Sot ne Gjykaten Themelore ne Peje mbahet seanca per te vleresuar masen e paraburgimit ne rastin Brezovica
Shpresojm qe Gjykata do ta nderprej masen e tejzgjatur te paraburgimit ashtu siq e ka konsideruar edhe Gjykata Kushtetuese .
Paraburgimi eshte mase jo denim, keshtu po them une se keshtu e thot edhe ligji .