Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rasti Dehari, Albulena Haxhiu u ftua për intervistim – Tomë Gashi vjen me kërkesë publike për Prokurorinë Speciale

 
   

Avokati, Tomë Gashi, i është drejtuar me një letër Prokurorisë Speciale të Kosovës, nga e cila ka kërkuar që të jetë prezent kur të intervistohet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Gashi përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se prokurori i rastit Dehari ka kryer shumë veprime pa prezencën e tij, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Prokuroria në luftë me të vërtetën!

Tani kërkon të marr në pyetje Ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu e cila që 7 vite kërkon vetëm drejtësi për vrasjen e Astrit Deharit

Prokuroria ka kryer shumë veprime pa prezencën time, ka bërë rekonstuimin e vendit të vrasjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, ka marr në pyetje deputetin Haki Abazi.

Tani të shohim Prokuroria si do t’i përgjigjet kësaj kërkese ..!