Policia ka vënë në kërkim Dukagjin Nikollën i njohur me nofkën “Duka”.
Ai po kërkohet për “Vrasje të rënde në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Duka është njëri nga personat e përfshirë në përleshjen me armë në “Bon Vivant”, ku u vra një person dhe mbetën të lënduar 20 të tjerë.