Analisti politik Shkëlzen Gashi, u ka reaguar përfaqësuesve të televizionit Klan Kosova, licencën e të cilit e pezulloi Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë.
Në fushatën e nisur në rrjetet sociale kundër MINT, gazetarët e Klan Kosovës shfaqen me gojën dhe sytë e mbyllur, duke dërguar mesazh se nuk do të dorëzohen.
Por, sipas Gashit, Klan Kosova duhet të tregojë se a është e regjistruar si biznes në Kosovë apo në Serbi.
“Kurrkush s’mundet me jau mbyllë gojën. Pyetja osht: a jeni t’regjistrum n’Serbi, a jo? Nëse jeni, ç’regjistrohuni n’Serbi dhe regjistrohuni n’Kosovë.
Kur t’regjistroheni n’Kosovë, këtu liria e shprehjes është e pakufijshme. Aq e pakufijshme saqë keni t’drejtë me lobu deri edhe se Kosova duhet të jetë pjesë e Serbisë. Por, s’e rrokë me vepru n’Kosovë e me qenë t’regjistrum n’Serbi”, ka shkruar Shkëlzen Gashi në një postim në Facebook.