
Ministri i Mjedisit, Planikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se shtyllat e ndriçimit në autostradën e Gjilanit janë prodhim i kompanisë serbe ‘AMIGA DOO’, e cila e ka selinë në Kralevë të Serbisë.
Ministri Aliu tha se kjo gjë është e dëmshme dhe se do të marrë veprime për ta parandaluar këtë, por pa i specifikuar ato.
Në konferencën për medie të martën, Aliu u pyet edhe për zbatimin e marrëveshjes për hapjen e koridorit ajror Kosovë-Shqipëri.
Ai tha se e njëjta pritet të zbatohet gjatë këtij muaji.