Pas publikimit të përgjimeve, ku përfshihet deptuetja e VV-së, Mimoza Kusari, ka reaguar edhe ish-deputeti i kësaj partie, tashmë i pavarur, Haki Abazi.
Ai ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti, duke thënë se kjo është një fatkeqësi për Kosovën dhe jetën institucionale.
Postimi në facebook:
Keqardhje për Kosovën! Fatkeqësi për politikën e vendit dhe jetën institucionale! Zhgënjmi vjen nga soji tillë!
Dëshprimi mbi Ramën nuk ka asnjë kuptim më, së paku ai po flet me përfaqësuesit e shtetit fqinjë!
“Me vendim unanim kemi vendosur të flasim me Radojcicin! 😂 kur folëm nuk e patëm numrin e telefonit!”
Kur hyn palaqo në pallat, çfarë ndodhë me mbretërinë?