Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reagon Gërvalla: Protestuesit e dhunshëm në veri kontrollohen nga shërbimi sekret i Vuçiqit

 
   

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se protestuesit e dhunshëm në veri të Kosovës kontrollohen nga  shërbimi sekret i presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi.

Sipas saj, aty nuk bëhet fjalë për të drejtat legjitime të pakicave, por për dhunë dhe destabilizim.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj KFOR-it nga ekstremistët e dhunshëm të drejtuar nga komanda dhe kontrolli i shërbimit sekret të Vuçiqit.

Këtu nuk bëhet fjalë për të drejtat legjitime të pakicave. Bëhet fjalë për dhunën dhe destabilizimin. Perëndimi duhet t’i thotë Vuçiqit se kjo duhet të ndalet. Tani”.