
Ish- deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe tashmë deputet i pavarur, Haki Abazi, ka vazhduar me kritika.
Abazi ka komentuar deklaratën e ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se Kurti e ka sjellë punën që ai të bëjë shaka me të.
Tutje, Abazi gjithë këtë e quajti kopsht fëmijësh!
Postimi i plotë:
E ka sjellë punën Kurti me ba hajgare me të një kryetar komune, që për tetë vite mandat, ka ngul kunja dhe ka bë kifle. Sipas kritereve dhe praktikës “demokratike” ky i dyti ish dashtë me qenë kryetar i grupit parlamentar të LVV në mandatin e ardhshëm.
Kopsht fëmijësh!