Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka reaguar pas raportimeve se njëri nga zyrtarët e arrestuar sot nga aksioni i Policisë së Kosovës në MINT, është dhëndër i tij.
Hamza përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kjo gjë është e pavërtetë dhe se Ifran Lipovica nuk është dhëndër i tij.
Ai tutje ka kërkuar nga personi që e ka përhapur këtë deklaratë që ta tërheq deklaratë dhe të kërkoj falje, në të kundërtën do të paditët për shpifje.
Postimi i plotë:
Një person me emrin Qëndrim Krasniqi, publikisht ka deklaruar se “Irfan Lipovica, i arrestuar ditën e sotme, është dhëndër i Bedri Hamzës dhe se i njëjti është martuar me vajzën e vëllaut tim”. Kjo është një e pavërtetë e madhe dhe një shpifje shumë e ulët.
Prandaj, nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis, njejtë siç kam bërë edhe në raste të tjera ndaj personave të tillë.
Për sqarim për opinionin, unë i kam dy vajza dhe nuk janë të martuara dhe kam vetëm një vëlla i cili e ka vetëm një vajzë që as nuk është e martuar e as nuk punon, është studente në vitin e tretë në fakultet.
Gjuhës së tillë shpifëse, fyese, mashtruese e propoganduese duhet t’i vije fundi.
Qëndrim, shihemi në gjykatë!