Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reagon Luljeta Aliu për vrasjen e Liridona Murseli: Ky rast tregon se deri në çfarë monstruoziteti mund të shkojë një kriminel

 
   

Luljeta Aliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit.

Ajo falenderon policinë e Kosovës për zbulimin e kësaj vrasje, përcjell “Bota sot”.

Më tej, Luljeta thekson që ka shumë raste kur vrasësi e luan viktimën dhe kjo duhet të ndalohet si tani nga institucionet e sigurisë së vendit.

Postimi i plotë

Falemnderit Policisë së Kosovës që e zbuluan vrasjen makabre me porosi të gruas.

Ky rast tregon se deri në çfarë monstruoziteti mund të shkojë një kriminel, pa kursyer as jetën e gruas me të cilën ka pasur fëmijë.

Madje ka qenë në gjendje ta luajë edhe rolin e viktimës, gjoja se janë sulmu. Paramendoni sa gjëra tjera trillojnë, sa lehtë i mashtrojnë edhe institucionet duke u sillur si viktima ose duke paraqitur gruan si fajtore. Por kur ka vullnet institucional zbulohen. Uroj që jo vetëm policia, që sigurisht ka marrë udhëzimet nga prokuroria, por edhe gjykatat t’i trajtojnë me seriozitet lëndët e grave dhe jo vetëm për vrasje, por të gjitha.