![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/reagon-matoshi-pas-protestes-ne-mbeshtetje-te-kurtit_64d9b41770ddf.png?resize=850%2C498&ssl=1)
Analisti, Halil Matoshi ka reaguar ndaj protestës së mbajtur dje në Prishtinë në mbështetje të kryeministrit, Albin Kurti, të cilët kanë kërkuar gjyq ndaj analistëve.
Matoshi përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur budallë dhe mendjeshkretë me vulë, protestuesit e mbledhur në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Derisa dobbudallë dhe mendjeshkretë me vulë, në Prishtinë kërkojnë nga Albin Kurti me thirrë nji gjyq të madh popullor për analistat, unë po e shijoj nji Perëndim fantastik dielli, matanë Kepit të Rodonit!
P.S.
Budalltë e sistemit dëshmojnë se iu prinë nji popullist autokrat, fatmirësisht pa thoj!?