Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reagon Mustafa për Urën e Ibrit – befason me deklaratën: Është e frikshme…!

 
   

Tash e disa ditë Ura e Ibrit vazhdon të mbetet tema kryesore në vend. Përderisa pushteti po synon hapjen e saj, opozita po kërkon koordinim më ndërkombëtarët, ndërsa këta të fundit po thonë se kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Por, si e sheh ish-kryeministri Isa Mustafa këtë çështje?

Kryetari i nderit të LDK-së thotë se Ura e Ibrit është shndërruar në një simbolikë të popullizmit parazgjedhor.

Nuk është se s’kemi shumë e shumë probleme më të mëdha për t’i zgjidhur dhe për të treguar efiçencën e qeverisë.

Retorika e qeverisë dhe e ndërkombëtarëve për këtë çështje është e frikshme. Të sjellësh SHBA-të në situatë të të thonë se nëse i rrezikoni ushtarët tanë, ne do t’i marrim të gjitha veprimet për t’i mbrojtur ata, nuk do koment. Kosova nga miku i ngushtë i shtetit që e çliroi dhe e bëri të pavarur, me këtë lidership u transformua në një vend që pretendon se rrezikon ushtarët amerikan dhe evropian. Ky është shërbimi më i madh që mund ti bëhet Serbisë dhe aleatëve të saj”, ka thënë Mustafa.

Më tutje, ish-kreu i LDK-së thotë se deklaratat e reja të BE-së se duhet të dialogohet në Bruksel për statusin e urës janë të pakuptimta dhe të pabauzuara.

“Deklaratat e reja të BE-së se duhet të dialogihet në Bruksel për statusin e urës janë të pakuptimta dhe të pabazuara. Kjo urë asnjëherë s’ka pasur “status” të veçantë, por ka pasur probleme. Problemi i urës është i zgjidhur me dialogun e vitit 2015 dhe 2016, si dhe me marrëveshjen me përfaqësuesit e BE-së dhe përfaqësuesit e serbeve të Kosovës për rrënimin e murit që u ekzekztua nga vet serbet pas disa orë bisedash në zyrën time në shkurt të vitit 2017. Kishte mbetur vetëm hapja dhe asgjë tjetër, në shtytje dhe bashkërendim të BE-së”, ka theksuar ai për Indeksonline.

Tani, sipas Mustafës, hapja do duhej të bëhet në bashkërenditje me BE-në dhe SHBA-në.

Konsideroj se Qeveria mund ta zgjidhë këtë çështje duke u ulur në Prishtinë, në Bruksel apo në Washington me partnerët tanë, duke kërkuar një plan veprimi të përbashkët me ta për hapjen e urës. Kështu mund të bëhet e jo me kopjime të kamionëve të Radojçiqit në versionin e kamionëve të kompanive të lidhura me VV-në dhe me zëvendësimin e “rojeve të urës” me ministra dhe deputetë të VV-së”, ka përfunduar ai.