Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reagon OSBE për varrezat serbe që u dëmtuan në Rahovec: Autorët të dalin para drejtësisë

 
   

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për dëmtimin që u është bërë varrezave ortodokse serbe në Rahovec.

Në reagimin e OSBE-së, në platformën X, thuhet se ky zhvillim i ka pikëlluar ata.

“U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë dhe nxjerrin autorët para drejtësisë si dhe të marrin masa për të parandaluar çdo akt vandalizmi në të ardhmen”.

“Të gjitha komunitetet në Kosovë meritojnë mbrojtjen e vendeve të tyre të shenjta dhe respektin për të më të dashurit e tyre të vdekur”, thuhet në reagim.