Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reagon Pal Lekaj: Jam i pafajshëm, kundërshtarët të mos gëzohen para kohe

Pal Lekaj ka reaguar për herë të parë pas dënimit të sotëm nga gjykata. Ish-ministri u dënua me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e “53 milionëshit”.

Lekaj për Indeksonline ka thënë që mos të gëzohen para kohe kundërshtarët politikë sepse shpejt e drejta do t’i zhgënjejë.

“Në historinë e gjykimeve në Kosovë, ka pasur mijëra raste të gjykimeve të padrejta e të pabazuara, siç ishte edhe vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj meje. E njoftoj opinionin e gjerë publik se asnjëherë nuk i kam tejkaluar kompetencat e mia e nuk e kam keqpërdorur pozitën e ministrit, kjo as në rastin e Autostradës “Arbën Xhaferi”! Natyrisht, unë do ta ankimoj vendimin në Apel dhe jam i bindur se vendimi i sotëm do të shpallet NUL. Kundërshtarëve te mi politikë u them të mos gëzohen para kohe, sepse e drejta që do të dalë në shesh shumë shpejt do t’i zhgënjejë. I bindur në pafaësinë time dhe në drejtësi” ka thënë Pal Lekaj.