Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reagon Rrezarta Krasniqi: Raporti i detajuar i prokurorisë do t’i shpërfaq të gjitha manipulimet

 
   

Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte urdhëruar që të rinumërohen të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë. Ky vendim i Prokurorisë kishte ardhur pasi kandidatja për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi ka akuzuar se ka pasur keqpërdorimin e votave në disa qendra.

Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri, Shkëlzen Xhaferi, ka thënë sot se votat e rinumërimit kanë dal të njëjta, madje një më pak për Krasniqin. Ai i ka kërkuar Abdixhikut të merr masa ndaj Krasniqit.

Pas kësaj ka reaguar Rrezarta Krasniqi, e cila tha se nuk ka pasur asnjë arsye personale për denoncimin që e ka bërë për votat.

“Fatkeqësisht, duke qenë pjesë e këtij procesi, kam pësuar edhe dëmtime personale, pasi ky angazhim ka sjellë pasiguri dhe presione të ndryshme. Reagimi im për parregullësi ka nisur me 16 shkurt kur ankesën për hapjen e kutive kam dërguar në PZAP, kjo nënkupton qartë se nuk ka të bëj asgjë personale por me fenomenin të cilin e kemi kuptuar që në ditën e dytë të procesit të numërimit dhe jo vetëm për mua si kandidate, por ka një numër të madh të kandidatëve që kanë mospërputhje në kuti të votimit karshi atyre që i kanë futur në sistem”, tha ajo.

Krasniqi në “Facebook” vazhdoi me akuza për komisionerët duke thënë se në sistem ishin shkruar vota që në kuti nuk ekzistonin.

“Nuk është me rëndësi sa vota kam humbur ose kam fituar personalisht e rëndësishme është tendenca e komisionerëve të porositur që dhjetëra vota kanë qenë të shkruara për kandidatin në sistem përderisa në kuti nuk kanë ekzistuar ato vota. Tendenca tjetër e tyre për manipulim ka qenë që edhe fletëvotimet e pavlefshme ku kanë qenë 11 kandidatë të votuar e kandidati i 11 ka qenë kandidati i Vushtrrisë të numërohet si votë e rregulltë. Por, raporti i detajuar i prokurorisë do t’i shpërfaq të gjitha manipulimet e tyre. Gjithsesi, presim raportin e prokurorisë dhe do të vazhdojmë me hapat e radhës. Vota është e shenjtë dhe do ta mbroj me çdo mjet juridik”, tha ajo