Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reagon vëllai i Ilnisës pas mesazheve të fshehura të vëllait të Meritonit

I ftuar sot në Big Brother Fan Club ka qenë vëllai i Ilnisës ku u pyet në lidhje me deklaratën e djeshme të vëllait të Meritonit, Rinorit. Mbrëmjen e djeshme ai i tha Meritonit se dasmën e tyre e ka parë në kuadër të lojës dhe po ashtu ai nuk pranoi të takonte Ilnisën.

Rinori ishte sot i ftuar sot në studio gjithashtu, për të sqaruar atë që tha dje por ai vendosi të mos paraqitej. Ndërkohë që vëllai i Ilnisës shprehet:

Unë pashë në atë takim shumë emocione mes vëllezërve. Mbase ai emocion ka arritur që të mbysi mënyrën e duhur të shprehisë.

Unë javën e kaluar që isha tek Ronaldo, ai më bëri një pyetje: Në qoftë se do të jesh i ftuar në shtëpi, a do ta takoje Meritonin?

Unë i thashë sigurisht që po. Jo vetëm si çështje qytetarie por si një ndër personat që i ka qëndruar pranë Ilnisës.

Unë nuk po them që Rinori ka dhënë mesazhe të gabuara. Unë nga ana ime po them që jemi në pozita të barabarta, jemi dy vëllezër. Unë nuk mund të hamendësoj çfarë ka përjetuar Rinori në atë intensitet minutash të atij takimi.