Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, është kryengritur ndaj presidentit Vladimir Putin ditën e sotme duke nisur një grusht shteti.
Wagner pretendon se ka pushtuar objektet ushtarake në qytetin e Rusisë, Rostov-on-Don, teksa Prigozhin ka bërë thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse.
Mes gjithë tensioneve gjithnjë e në rritje, ka pasur raporte të shumta se Vladimir Putin është larguar nga Kremlini.
Sipas The Guardian, avioni presidencial i Vladimir Putin u ngrit nga aeroporti Vnukovo i Moskës në orën 14:16 me orën lokale (1216 BST) dhe më pas u nis në veri-perëndim. Sipas të dhënave nga faqja e gjurmimit FlightRadar, avioni arriti në zonën e Tverit – rreth 110 milje nga Moska dhe ku Putin ka një vendbanim – përpara se të zhdukej nga sistemi.
Megjithatë, nuk ka qenë e mundur të konfirmohet nëse Putin ishte në aeroplan, teksa zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov, ka thënë se presidenti “po punon në Kremlin”.