Patëllxhani i mbushur ishte receta e preferuar e mbretit Zog. Nga përshkrimet e historianëve ai preferonte gatimet tradicionale, që zakonisht gatuhej nga nëna e tij, Sadija. Në “Living Room”, receta e preferuar u gatua nga Helga.
Për 4 – 5 persona:
- 5 copë patëllxhanë mesatare
- 3 qepë mesatare
- 300 gr mish i grirë
- 3 speca jeshil
- 4 thelpinj hudhër
- ½ kg domate të pjekura mirë
- 100 ml vaj ulliri
- Kripë
- majdanoz
- piper i zi
- spec djegës sipas dëshirës
Përgatitja:
Për të gatuar këtë pjatë më parë zgjedhim patëllxhanët, të cilave u heqim me thikë gjysmën e bishtit dhe pjesët e gjetheve përqark fundit të tyre.
Me majën e një thike çdo patëllxhani i heqim nga tre apo katër vija të thella, por jo deri aty sa të çahen deri në fund. U hedhim kripë në të prerat dhe i lëmë ashtu siç janë deri në gjysmë ore. Pastaj i kullojmë mirë e i skuqim me vaj ose i pjekim në furrë.
Me vajin që mbetet nga skuqja e patëllxhanëve, skuqim qepët të cilat i kemi prerë në kubikë, specat, domatet dhe majdanozin të grirë trashë. I mbushim patëllxhanët nëpër të çarat e tyre. Në këtë recetë shkojnë shumë hudhrat thelpinjtë e të cilave i presim dhe ua shtojmë patëllxhanëve bashkë me mbushjen tjetër.
Po qe se tepron pak qepë e skuqur e shtrojmë atë në fund të tavës dhe pastaj i shtrojmë patëllxhanët në tavë dhe i fusim në furrë për rreth një orë./vizionplus.tv/