Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Receta e së martës – Muffin me copëza çokollate


Reklamë

Muffin me copëza çokollate janë perfekte për mëngjes ose një pasdite të lehtë


Servohet për :
5 peresona


Koha e përgatitjes: 25 minuta



Print Recipe

Përberësit:

  • 200 gr miell
  • 120 gr sheqer
  • 100 gr copa çokollate
  • 1 kokërr vezë
  • 80 ml kos
  • 80 ml qumësht
  • 60 ml vaj misri
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira
  • 30-40 gr copa çokollate për sipër
  • pak kripë

Përgatitja

Bashkojmë në enë të ndryshme përbërësit e thatë dhe përbërësit e njomë.
Në një enë qelqi hedhim të gjithë përbërësit e thatë si miell,sheqer, fryrës pak kripë dhe i përziejmë.
Në një enë tjetër hedhim vezët, kos, qumësht, vaj dhe i trazojmë për pak çaste.
Përbërësit e njomë i hedhim te përbërësit e thatë dhe i trazojmë sa të bashkohen masat. Muffin me
copëza çokollate duhet të jetë homogjene. Në fund shtojmë një pjesë të copëza çokollate dhe i
përziejmë.
Brumin e hedhim në enët për muffin të cilat i lyejmë pak me gjalpë. Enët i mbushim dhe sipër i hedhim
përsëri copëza çokollate.
Ëmbëlsirat muffin me copëza çokollate sipër i vëmë për tu pjekur në furrë të nxehur në 180°c për 20-
25 minuta.
Pas pjekjes i lemë edhe 10 minuta në sobë të fikur, që ëmbëlsirat të kullojnë.

Muffin me copëza çokollate janë gati.

Ju bëftë mirë!

Tags: