Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Recetë origjinale për mbretëreshën e sofrës së festës së Bajramit – bakllavanë

Bajrami është i paimagjinueshëm pa bakllava

Meqenëse është festa e Fitër-Bajramit, po ju sjellin njërin ndër recetat më të mira të cilat ekzistojnë.

Përbërësit:

▪ petë të gatshme (jufka) për bakllava (1 kg)

▪ 900 g arra të bluara

▪ 100 g arra të bluara trashë

▪ 150 g sheqer

▪ 250 g gjalpë

▪ 100 ml vaj

Sherbeti:

▪ 1 kg sheqer

▪ ujë

▪ limon

Përgatitja

Përgatitni sherbetin: qitni sheqer në një tenxhere dhe qitni ujë (uji të jetë dy gishta mbi sheqerin). Zieni përafërsisht rreth 20 minuta (në zjarr të madh), mbase edhe më i vogël – sherbeti nuk bën të jetë tepër e dendur (dendësia duhet të jetë midis shurupit dhe ujit).

Shtoni limon. Sherbeti patjetër duhet të ftohet para se ajo të qitet në bakllava. Pritni petat sipas masës së tepsisë në të cilën do ta piqni bakllavanë.

Shkrini gjalpin (në zjarr të vogël, kujdesuni të mos ndryshojë ngjyrën) dhe përzieni me vaj. Në tepsi më parë qitni tri peta të cilat i lyeni me gjalpë dhe vaj (kjo përzierje duhet të jetë e nxehtë, kjo do ta bëjë peten më kërcëlluese), dhe në tri petat e para qitni të gjitha arrat e grira.

Pastaj qiten dy jufka, përzieni gjalpin me vaj (përzierjen mund ta qitni në secilën kore), pastaj arrat e bluara (të cilat më parë i kemi përzier me 150 g sheqer).

Me këtë radhë shkojmë deri në fund.

Në fund, bakllavanë mbulojeni me tri pete në atë mënyrë që në secilën, pas mbulimit, lyeni me gjalpë, pos petes së fundit. Para prerjes shtypni bakllavanë me shuplaka dhe rrafshojeni të gjithën. Bakllavanë pastaj e presim në formë diamanti.

Dhe pas gjithë kësaj bakllava futet në furrë: një herë afro dhjetë minuta në 190 gradë, derisa të marrë ngjyrën e gështenjtë të çelët dhe pastaj 45 minuta e pjekim në 150 gradë.

Nëse ju duket që do të marrë ngjyrë shumë të errët, mbulojeni me folie alumini dhe vazhdoni ta piqni. Sigurohuni a është pjekur, duke lëvizur bakllavanë dhe duke shikuar a është e pjekur edhe në fund.

Bakllavasë së nxehtë qitni sherbetin e ftohtë dhe shtypeni me tepsi në mënyrë që koret të rrafshohen, por që bakllava nuk duhet të jetë e shtypur më gjatë se dhjetë minuta.