Shkurtimi i buxhetit nga ana e Agait ka qenë një sfidë e veçantë për fermerët, që ka nxjerrë në pah edhe pakënaqësitë e secilit prej tyre.
Fermeri që u mërzit më shumë ishte Albano, i cili dëgjohet në klip që ankohet për mungesë cigaresh.
Ndërkohë debati i cigareve ka vijuar edhe gjatë Prime, ku Albano është shprehur sërish që në frigorifer ka gjëra të panevojshme.
Pjesë nga biseda:
Albano: Unë nuk thashë për zgjedhjen e buxhetit. Në frigorifer ne kemi 26 kuti me macarpone. Është abuzuar me mirësinë e Agait. Kemi gjëra që nuk na duhen. Pse duhet të penalizohem unë nga dikush që ka porsitur mascarpone.
Ditea: Është një porosi për ëmbëlsirë, që do e hash edhe ti Albano. Asgjë aty nuk është qejf vetjak. Çdo gjë aty, shkon për të mirën e fermerëve. Nuk kemi si të diskutojmë në lidhje me gatimet që bëhen çdo ditë.
Albano: Çfarë është bërë me macarpone?
Ditea: Do bëhet tiramisu.
Albano: Po për të ngrënë Tiramisu ne kemi hequr bukën e gojës.
Fjoralba: Po cigarja nuk është bukë goje Albano?
Albano: Sa i përket kësaj që kanë hequr të gjithë nga një paketë, unë ju kam dhënë të gjithëve nga 6 paketa.