Diplomati amerikan, Philip Reeker duke folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se palët duhet koncentruar në të.
Sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin mbështetje kur Kosova dhe Serbia tregojnë përparim në proces.
“Duhet ditur se çfarë janë qëllimet, duhet fokusuar në atë që ta bësh hapin përpara. Kështu do ta kesh mbështetjen e ShBA-së, që ka bërë shumë për këtë vend”, ka thënë Reeker në një konferencë të organizuar nga Grupi Ballkanik.
“Kemi pritje se do të ketë angazhim dhe të ndihmoni në ecjen tutje. Nëse ky nuk është qëllimi, atëherë duhet qartësuar. Por unë mendoj se ecja përpara është ajo që doni dhe duhet fokusuar bashkë me partnerët për të bërë hapa përpara”.