Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Refuzohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, avokati ka kritika ndaj prokurorit

 
   

Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, sot është mbajtur seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës lidhur me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga Neni 414 i Kodit Penal.

Gjyqtarja e procedurës paraprake Alltn Murseli refuzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në mungesë të plotësimit të kushteve për caktimin e masës së tillë. E njëjta i shqiptoi të dyshuarit masën e arrestit shtëpiak.

Mbrojtësi i të dyshuarit, avokat Valdrin Behrami gjatë seancës argumentoi se në rastin në fjalë asnjë nga kushtet nga Kodi i Procedurës Penale për caktimin e masës së paraburgimit nuk përmbushet dhe se përgjithësisht, kjo procedurë ndaj të dyshuarit karakterizohet me mungesë provash.

Tutje, Behrami poashtu parashtroi se lidhur me veprën penale për të cilën dyshohet Berisha nuk janë përmbushur elementet e veprës penale të cekur më lartë ngase veprimet që janë ndërmarr kanë qenë krejtësisht në interesin publik dhe se në asnjë variant nuk mund të aludohet se ka pasur qëllim të përfitimi material për vete apo për tjetrin.