Regjistrohej në kurse pa dijeninë e babait, Heideni i vogël: E kuptonte kur i vinte fatura
I ftuari i sotëm është një djalë shumë i veçantë, i cili di si t’i bie pianos në një mënyrë që ju ndoshta nuk do ta besoni. Ai quhet Heiden dhe është 7 vjeç. Për moshën që ka, talenti i tij tejkalon skajet.
Sigurisht që të gjithë këtë talent, Heiden nuk mund ta kultivonte dot pa mësuesen e tij të pianos, Fatmira. Ndaj, ai ka ardhur ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, për ta falënderuar për përkushtimin e kohën që i ka dhënë.
Por, përpara se të shkojmë në këtë pikë, Heiden ka një histori tepër të lezetshme për të na rrëfyer. Ai u shpreh se më parë është regjistruar në kursin e artit në kopsht dhe në atë të taekwondo-s, pa dijeninë e babait. Ky i fundit e merrte vesh nga faturat që i vinin në shtëpi.
Ardit Gjebrea: Në çfarë klase je ti?
Heiden: Në klasë të dytë.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç je ti?
Heiden: 7.
Ardit Gjebrea: Ma trego një çikë atë historinë që ti regjistroheshe në kurse dhe vetëm kur i vinte babit fatura në shtëpi.
Heiden: Në fillim u futa në kurs arti në kopsht dhe në fund të muajit i erdhi fatura, pastaj nuk bëra më. Pastaj në taekwondo, po e njëjta gjë.
Ardit Gjebrea: Po ti e dije që ishte me lekë?
Heiden: Po.
Ardit Gjebrea: Dhe ti e bëre fakt të kryer?
Heiden: Po (duke qeshur).
Ardit Gjebrea: Dhe vetëm kur vajti fatura tek babi.
Heiden: Po.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç i ke rënë pianos ti?
Heiden: Pianon e kam nisur 5 vjeç më duket.
Ardit Gjebrea: Kush të pëlqen më shumë: piano, arti apo taekwondo?
Heiden: Piano.
Ardit Gjebrea: Po ti sot kë ke ftuar?
Heiden: Mësuese Mirën.
Ardit Gjebrea: Kush është mësuese Mira?
Heiden: Mësuesja ime e pianos.
Ardit Gjebrea: Po pse e ke ftuar? Të qorton mësuesja?
Heiden: Jo.
Ardit Gjebrea: Fare?
Heiden: Fare.
Ardit Gjebrea: Pse mo kaq i mirë je ti?
Heiden: Po kaq i mirë jam. /tvklan.al