Raiffeisen Bank eshte gjunjezuar nga hakerat per here te dyte brenda nje muaji duke lene klientet pa sherbime ne te gjithe Shqiperine.
Ne kohen kur kjo banke reklamon sherbimet dixhitale, ne fakt, ka ndodhur krejt e kunderta. Pikerisht sherbimi kryesor i saj, website, eshte jashte funksioni tashme prej 48 oresh.
Lajmifundit.al verifikoi mbremjen e djeshme me 12 tetor 2023, se faqja e Raiffeisen Bank ishte onffline.
Fillimisht nderfaqja e Cloudflare tregonte se faqja e bankes ishte “nen sulm” dhe me pas, nese provohej serish, website i Raiffeisen Bank, permes te cilit klientet individe dhe biznes mund te aksesojne llogarite permes internet banking, shfaqej njoftimi se serveri kishte rene si pasoje e nje errori.