Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Rekordmenia shqiptare Marina Preka: Si e mbrojta flamurin kuqezi mes ekstremistëve të “Agimit të Artë”

Rekordmenia shqiptare Marinda Preka e ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, tregoi se si lindi dëshira e saj për atletikën.

Ajo tha se talenti i saj spikati që në moshë të re, dhe ka qenë pjesë e Lokomotivës s Durrësit.

Preka tha se pavarësisht rekordeve të saj kombëtare dhe ndërkombëtare ajo nuk merr ende një pension të veçantë, dhe për këtë kërkoi ndihmën e kryeministrit Edi Rama.

Marinda tregoi se si në vitin 2005-së kishte mbrojtur flamurin shqiptar në Greqi, ndërsa ekstremistët e Agimit të Artë donin ta digjnin.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Si kanë qenë fillimet e para në atletikë?

Marinda Preka: Unë vij nga rrethi i Kurbinit, dhe që në shkollë dallohesha mes nxënësve, isha shumë e shkathët. Prindërit e mi sakrifikuan për mua, dhe më shoqëruan në shkollën e fizkulturës, aty spikata, dhe më futën në krosin e Durrësit, aty spikata. Me kalimin e muajve më mori Lokomotiva atëherë i cili ishte një ekip shumë i përparuar, me trajnerin Halit Dapi, shumë i pasionuar. Vrapoja em rekordmenet e asaj kohe. Aty duke u stërvitur edhe me djemtë, arrita bëhem edhe rekordmene.

Brikena Prifti: Pasioni yt ka qenë i madh?

Marinda Preka: E kisha të paparë. Mbaja një disiplinë të paparë. Nuk merresha me asnjë

Brikena Prifti: Çfarë ndodhi në Greqi në vitin 2005-së?

Marinda Preka: Në vitin 2005 Agimi i Artë që janë fashistë,m ngaqë ne i mundëm në Shqipëri, e morën flamurin e grisën. Unë nga dashuria për kombin, kisha flamurin. Kur ata e hodhën unë u ngrita lart mora flamurin. Ndeshja edhe mund të ishte ndërprerë, por u ngrit flamuri në atë ndeshje. Edhe në shtëpi më çoi policia greke.

Brikena Prifti: Jeta juaj nuk ka qenë aspak e lehtë?

Marinda Preka: Në çdo aktivitet që kam shkuar pavarësisht se nuk dal në media, e kam nderuar Shqipërinë dhe ekipin kombëtar.

Brikena Prifti: Po shteti a ju ka mbështetur?

Marinda Preka: Falënderoj rrethin e Kurbinit, beratit dhe Durrësit, që kanë miratuar për mua një pension të veçantë. Unë pres nga zoti Rama që të më japë një pension të veçantë, nuk i kam shkuar kujt të më bëjë “Mjeshtër të Madh”. Marr 142 mijë lekë në muaj si mësuese, pasi unë e kam lënë shpejt pasi kam vuajtur nga një sëmundje e rëndë, dhe jam kuruar në Greqi.