Ish-komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka deklaruar se Kosova duhet të kërkoj nga NATO që KFOR-i bashkë me Policinë e Kosovës,dhe EULEX-in të udhëheqë në inspektimin dhe të bëjë demilitarizimin e murgjeve (manastireve) serbe në Kosovë është një hap i rëndësishëm për sigurinë në rajon.
Sipas tij, historikisht, Serbia ka përdorur manastiret për qëllime nacionaliste dhe, siç dëshmon sulmi i fundit terrorist, edhe për shërbime të këqija grupeve terroriste.
“Armët e gjetura në Manastirin e Banjskës tregojnë se ky vend është shfrytëzuar nga grupet terroriste, të cilat janë mbështetur nga Serbia.
KFOR-i duhet të veprojë menjëherë për të inspektuar të gjitha manastiret dhe për të çlirojë këto vendet të shenjta nga prania e armëve dhe bandave terroriste. Ky veprim do të rriste besimin dhe sigurinë e qytetarëve në Kosovë. Është koha që të gjitha pjesët e Kosovës të jenë të lira nga kërcënimi i terrorizmit”, është shprehur ai.