Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, edhe sot do të vazhdojë intervistimin për të tretën ditë me radhë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.
Ai është betuar si dëshmitar të martën para turpit gjykues në Hagë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit.
Të akuzuarit kanë marrë pjesë fizikisht në sallën e gjyqit për ta dëgjuar këtë dëshmi.
Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.