Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Replikat e ashpra me të atin, reagon Flori Mumajesi dhe i del në krah Sarës: Je motra ime (Foto)

Babai i Sarës iu kundërpërgjigj akuzave të saj për dhunë duke treguar versionin e tij të historisë, nëpërmjet një videoje që u publikua në rrjetet sociale.

Ai pretendoi se mamaja e Sarës e ka tradhtuar, prandaj ai është ndarë. Pas kësaj deklarate, ish-banorja ka reaguar ashpër ndaj akuzave të babait të saj duke e quajtur atë ‘monstër’.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar edhe replikat e shumta në rrjet nga publiku dhe personazhet e njohur.

Flori Mumajesi ka vendosur të reagojë gjithashtu lidhur me këtë temë, duke thënë se në këtë histori ai i jep të drejtë Sarës.

“Ky e quan veten babë. Neveri. Sara Gjordeni në këtë histori je motra ime dhe jo vajza e një njeriu si ky”, shkruan Flori Mumajesi.