Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reshitaj: Operatori dërgoi raport se kishte borxh 80 mijë euro, iu kërkua të shkruaj më pak

 
   

Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj tani deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, duke folur për rastin e ambalazhuesve të ujit, ku dy persona janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka thënë se ka indikacione që janë bërë keqpërdorime.

Ajo ka thënë se edhe në kohën kur ishte ministre ka pasur kërkesë për falje të borxheve nga operatorë ekonomik, por që në bazë të gjitha analizave sipas saj është dal që nuk bazë ligjore për faljen e borxheve të tilla.

Reshitaj ka treguar se në qeverisjen aktual nuk janë përfshirë të gjithë operatorët për falje të borxheve.

Madje ajo ka treguar një rast kur një operator kishte dërguar raport se ka borxh 80 mijë euro, ndërsa i është kërkuar të dërgojë raport tjetër me borxh më pak. Ndërsa siç ka thënë Reshitaj ky operator kishte mbi 3 milionë euro.

“Tani është formuar një grup punuese dhe në bazë të analizave që kam bërë, kam kuptuar që fillimisht nuk i kanë marrë të gjithë ambalazhuesit në Republikën e Kosovës që janë gjithsej 27 dhe i kanë ftuar vetëm 16 dhe dy nga ta i kanë anashkaluar. Kurse të tjerëve u kanë thënë që të dërgojnë raportin se sa kanë borxh. Njëri nga ta ka dërguar një shumë diku 80 mijë euro si borxh.. Brenda ministrisë i është thënë ktheje se nuk e ke kalkuluar mirë dhe herën e dytë e ka dërgu me 13 mijë euro borxh sipas informacioneve që posedoj. Ndërsa në bazë ta kalkulimeve që kanë bë ekspertet, ky operator ekonomik deri në vitin 2021 del se i ka borxh shtetit mbi 3 milionë euro. Kjo bënë të kuptosh se lë hapësirë të keqpërdorimit”, ka thënë ajo.

Reshitaj është shprehur e befasuar se si ministri Aliu nuk është distancuar nga ky rast, nëse sipas saj s’ka qenë në njohuri.

Ajo ka treguar se në kohën kur ishte ministre e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, ka pasur tendenca për falje të borxheve ndaj këtyre operatore.

Madje ajo ka treguar se ishte anashkaluar si ministre kur ishte nxjerrë një vendim për falje të këtyre borxheve.

“Unë kisha shterë gjithë mekanizmat ligjor,analizat, këshillimet ligjore edhe të ekspertëve të fushës, kishim ardhë në përfundim se nuk mund të bëhej një falje e borxheve. Pastaj disa grupe të interesit kanë dashur ta shtyjnë përpara këtë çështje dhe më kanë anashkaluar dhe kanë shkuar përmes drejtorisë së Departamentit të Ujërave në Ministrinë e Mjedisit ku kanë marrë një vendim të cilin ja kanë dërguar Këshillit ndërministror të ujërave dhe është bërë një vendim i cili pas pak kohësh është zhbërë se ka qenë i jashtëligjshëm”, tha Reshitaj.