Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reshje bore në disa qarqe, ministria e Brendshme: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes

Ministria e Brendshme apeloi qe qytetaret te bejne kujdes ne akset rrugore kombetare ne vend per shkak te reshjeve te bores.

Reagim i ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

Ndërsa reshjet e dëborës dhe të shiut vijojnë Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.

Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë, jo vetëm në akset ku ka reshje dëbore por edhe në akset e tjera rrugore, pasi lagështira në rrugë ❌ është burim për përfshirje në ngjarje rrugore.

Ndiqni udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjra. Për çdo nevojë, telefononi në numrin pa pagesë 112 ???? dhe do të keni menjëherë ndihmën e shërbimeve të Policisë së Shtetit.